Në javën e 22-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, kishte mjaft ndeshje interesante, ndërsa derbi i javës u luajt në Shkup, ku u takuan dy ekipet shqiptare, FC Shkupi dhe Renova. Dueli në stadiumin e Çairit në prani në të shumë se tre mijë shikuesve ishte mjaft dinamik, me shumë raste dhe pesë gola të shënuar.
Skuadra nikoqire edhe pse kishte dominim të lehtë në pjesën e parë, por golat dhe avantazhin e kishin mysafirët të cilët shfrytëzuan dy raste të cilat edhe i konkretizuan. Fillimisht në minutën 25-t, pas një goditje nga distanca e Burim Sadikut, topi devijohet dhe përfundon në rrjetin e portierit Suat Zendeli. Shkupi u rikthye me barazim kur në minutën e 38-të, pas kromimit Jasir Asani shënon, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, në të 42-të, përsëri Renova kalon në epërsi me gol të shënuar nga Fatjon Jusufi.
Në pjesën e dytë Shkupi luajti më mirë dhe gjeti barazimin në minutën e 52-t, me Besar Isenin i cili në lojë u fut si zëvendësues. Ky gol bëri që shkupjanët të luajnë edhe më mirë dhe të kërkojnë fitoren, ndërsa në minutën e 70-t, përsëri në skenë doli përforcimi i ri i Shkupit, Jasir Asani i cili me goditje precize gjen cepin e poshtëm të portës së Renovës për epërsi 3:2. Deri në fund dy ekipet kishin edhe disa raste për të shënuar, por pa ndryshuar rezultat.