Kontrata profesionale për talentet Sefo dhe Ramadani

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit përveç fazës përgatitore dhe punës në aspektin organizativ, duke tentuar që të përforcojë skuadrën me futbollistë që do të jenë bartës në sezonin e ri futbollistik, sot ka bërë edhe një hap tjetër, duke u dhënë kontrata profesionale dy talenteve të klubit, Altin Sefo dhe Besir Ramadani të cilët janë të moshës 17 vjeçare.

Arritjet e dy futbollistëve Sefo dhe Ramadani janë të pakontestueshme, ata me gjeneratën e vitin 2000, në udhëheqje të trajnerit Erkan Murseli, dy sezone u shpallën kampion të Maqedonisë, ndërsa arritjet në kampionat i shpërblyen që të jenë edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë.

Altin Sefo është pjesë e FC Shkupi që nga mosha 14 vjeçare, kur për herë të parë u regjistrua në klub ishte viti 2014.  “Ndjehem mirë dhe njëkohësisht i emocionuar. Është shumë interesante jeta e njeriut, edhe pse unë në moshë të re, deri dje isha në shkallët e stadiumit, më pas dashuria ndaj klubit vendosa që të regjistrohem si fëmijë dhe tani në moshë 17 vjeçare kam dhe kontratën e parë profesionale. Falënderoj kryesinë për besimin që na ka dhënë dhe premtoj se nuk do ti zhgënjej”, ka thënë Sefo. Aletin Sefo i cili luan në mesfushë ka qenë anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë U15 dhe U17, ku ka luajtur në të gjitha ndeshjet miqësore dhe kualifikuese, ndërsa ka luajtur edhe për gjeneratën U19.

Në anën tjetër mbrojtësi shtatlartë Besir Radamani është që në moshën 8 vjeçare të Shkupi dhe mundë të themi lirisht, është fëmijë i klubit: Edhe Besiri ka shprehë kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes me klubin amë. “Është ndjenjë e madhe, mendoj se ishte kohë e duhur për përkujdes më të madh ndaj gjeneratave të reja. Shkupi është minierë e talenteve, andaj duhet me shumë kujdes të përcillen të gjitha gjeneratat. Shpresoj se do e shpaguajmë mundin e kryesisë dhe do të japim më të mirën e mundshme nga vetja”, tha Ramadani, i cili në vitin 2015 debutoi ndaj Italisë për reprezentacionin e Maqedonisë U15,  ndërsa tani është e pjesë e rregullt e U17.

Kontratat e dy futbollistëve të rinj janë me firmë deri në vitin 2021, ndërsa që të dy janë pjesë e skuadrës së parë dhe po stërviten me ekipin nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT