Të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup (06.08.2017 – ora 17:45), dy ekipet vëllazërore FC Shkupi dhe FC Prishtina do të luajnë ndeshje miqësore, ku trajnerët përveç se do të tetsojnë formën e futbollistëve të tyre, kjo do të jetë edhe një festë për dashamirët e futbollit të cilët do të kenë mundësi të shohin ekipet në prag të fillimit të sezonit të ri.
Skuadra e Shkupit javën e kaluar ka përfunduar me përgatitjet në Mavrovë, ndërsa gjatë këaj jave është stërvitur në Shkup, edhe pse në kushte mjaft të vështira shkaku i temperaturave të larta, kjo do të jetë ndeshja e fundit para se të fillon sezoni, kur më 13 gusht ndeshjen e parë e luan në Çair, ndaj ekipit të Akademija Pandev.
Ndeshja FC Shkupi – FC Prishtina, fillimisht ishte caktuar të luhet në orën 17:00, por për shkak të temperaturave të larta dy klubet janë marrë vesh që kjo të luhet me fillim në orën 17:45 minuta.