Pas tri disfatave skuadra e Shkupit është rikthyer në folën e tyre në Çair, duke marrë fitore dhe duke arkëtuar tri pikë të mëdha që përsëri e kthejnë skuadrën në pjesën e epërme të tabelës.
Edhe pse Shkupi dominoi gjatë gjithë 90-të minutave, duke e poseduar topin dhe duke krijuar shumë raste për shënim, duhej përsëri minutat e fundit të vendosej ftuesi.
Fillimisht rastin e parë e kishte Stojkovski ën minutën e 13-të, që për vetëm disa të qindtat e sekondës ishte më i ngadalshëm se portieri Taleski, i cili i rrëmbeu topin para këmbëve. Më vonë, në minutën e 33-të, pas goditjes së Ismailit, topi rikthehet te Bajrami i cili me kokë goditi vetëm transversalen e Taleskit. Shtatë minuta më vonë Jasharovski tentoi nga gjuajtja e lirë, por topi përfundoi mbi portë.
Pas pushimit, Shkupi përsëri vazhdoi dominimin dhe kishte rastet më të pastra për shënim. Taipi tentoi nga largësia, ndërsa Omar Imeri goditi shtyllën, ndërsa Jasharovski kishte edhe një rast të pastër, por mbajtja e tepruar e topit i kushtoi që mbrojtësit ta evitojnë kërcënimin. Por Jasharovski këmbënguli që të shënojë gol në minutën e 85-të, kur mbrojtja mysafire gaboi së bashku me portierin Taleski, ndërsa Alen Jasharovski kësaj radhe nuk i fali, duke i dhënë ekipit tri pikë me shumë vlerë.
Portieri dhe kapiteni i Shkupit, Suat Zendeli vetëm një herë u gjet në vështirësi, kur para portës i vetëm doli një futbollist mysafir, por së bashku me mbrojtjen mirë e menaxhuan situatën.
Shkupi në javën e 13-të, do të jetë mysafire e Rabotniçkit.