Skuadra e Shkupit sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme, kur do të udhëtojë për disa kilometra larg Çairit, drejt stadiumit “Filipi II”, për tu përballur me Rabotniçkin në kuadër të javës së 12-të.
Pikërisht pas dy ndeshjeve mungesë, shkaku i kartonit të kuq që kishte marrë në duelin ndaj Akademija Pandev, të drejtë loje do të ketë edhe francezi i Shkupit, Emmanuel Mbella.
“Skuadra e Shkupit pas fitores ndaj Pobedës do të ketë një tjetër përballje shumë të vështirë, duke luajtur ndaj Rabotniçkit, skuadër kjo që është futur në super formë. Mendoj se edhe tek grupi jonë tani është kthyer vetëbesimi, por në këtë ndeshje duhet të futemi me shumë agresivitet dhe seriozitet maksimal për të marrë rezultat pozitiv dhe pse jo edhe tre pikë. Kam punuar mirë dhe janë në formë të duhur dhe mendoj se kthehem në kohën e mirë për të ndihmuar skuadrën për suksesin e radhës”
Trajneri Ardian Nuhiu nuk do të ketë asnjë mungesë për ndeshjen e të dielës, e cila do të zhvillohet me fillim në orën 13:30.