Me zhvillimin e ndeshjes së fundit të sezonit vjeshtor, më saktësisht ndeshjes kthyese të 1/8-tës, në kuadër të Kupës së Maqedonisë, edhe skuadra e FC Shkupit prej sot ka nisur pushimin dimëror. Futbollistët kishin një gjysëm sezon mjaft të ngjeshur.
Sigurisht se edhe kryesia e klubit dhe stafi i trajnerëve kanë mbetur të kënaqur nga arritja e sezonit vjeshtor, duke potencuar se me pak më shumë fat, Shkupi do të ishte në pozitë më të mirë në tabelën e klasifikimit.
Në 18 javët e zhvilluara në kampionat Shkupi ka grumbulluar 23 pikë, duke shënuar 6 fitore, 5 barazime dhe kishte 7 disfata, sigurisht se edhe golaverazhi është me -3. Por gëzon fakti se vetëm në pesë ndeshjet e fundit, ngritja e formës së klubit ka bërë që të ketë 2 fitore 2 barazime dhe vetëm një disfatë, duke marrë 8 pikë me golaverazh +4.
Në listën e golashënuesve më i miri ishte Alen Jasharovski që ka sshënuar 6 gola dhe në rangun e ligës është në pozitën e pestë të golashënuesve.
Trajneri Ardian Nuhiu takimin e parë pas pushimit me futbollistët e ka caktuar për me 4 janar të vitit 2018, ndërsa fillimisht FC Shkupi stërvitjet do ti fillojë në stadiumet e FFM-s, që më pas në fund të janarit të ndërrojë destinacion, për të zhvilluar përgatitjet jashtë Shkupit.