Skuadra e Shkupit pasi dje ka arritur në Ohër për të vazhduar fazën e përgatitjeve, sot ka zhvilluar dhe miqësoren e parë në qytetin buzë liqenit, ku për kundërshtarë kishte ekipin e Novacit, që pretendon të rikthehet në sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë.
Në këtë ndeshje trajneri i Shkupit Ardian Nuhiu, kishte kombinuar dy ekipe duke përzier futbollist nga juniorët dhe ata që gjatë sezonit bartën barrën kryesore.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte me shumë raste për Shkupin, por vetëm një prej tyre ishte e konkretizuar, ku në rolin kryesor ishin dy përforcimet e reja. Në këtë rast si asistent doli bunjamin Shabani, ndërsa goli ishte vepër e të riut Fatih Ismaili.
Pjesa e dytë filloi pothuajse me të njëjtin ritëm, ku për Shkupin në fushë u paraqiten edhe përforcimet tjera si Jasir Asani, Sedat Berisha dhe futbollisti francez Emannuel Mbela i cili ishte dhe autor i golit të dytë. Kamerunasi me psaportë franeze, për momentin po testohet nga trajneri Ardian Nuhiu. Të përkujtojmë se Mbella vjen te Shkupi nga skuadra e Bylisit që sezonin e kaluar nga Superliga e Shipërisë, largua për në kategorinë e parë.
Skuadra e Shkupit nga nesër do të vazhdojë me nga dy seanca stërvitore, ndërsa kontrolluesja e radhës është ajo kundër Makedonija Gj. P., që do të luhet me 2 Shkurt.
Shkupi deri më tani ka zhvilluar dy ndeshej kontrolluese, duke pësuar disfatë nga Renova 2:0, ndërsa tani ka mundur Novacin me 2:0./fcshkupi/
FC Shkupi – KF Novaci 2:0 (1:0)
Golashënues: Fatih Ismaili dhe Emmanuel Mbella
Ndeshjen e filluan:
Suat Zendeli, Dimitrija Llazarevski, Ermedin Adem, Edis Maliqi, Bujamin Asani, Filip Janevski, Muharem Bajrami, Besar Iseni, Bunjamin Shabani, Fatih Ismaili, Husein Demiri
Luajtën edhe:
Burhan Mustafa, Fatmir Arifi, Sedat Berisha, Besir Ramadani, Samir Shabani, Agon Elezi, Altin Sefo, Florent Kadriu, Arbin Bajrami, Jasir Asani, Emmanuel Mbella