Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani kanë pasur më shumë se 10 raste, kundrejt Pelisterit që tentoi portën e Zendelit dhe Ramadanit vetëm në tri raste, megjithatë të dyja portat kanë ngelur të paprekura.
Skuadra e FC Shkupi ka luajtur edhe ndeshjen e radhës kontrolluese në kuadër të përgatitjeve që ka zhvilluar në Ohër, ndërsa kësaj radhe nga sulmi i rrezikshëm i çairasve, ka shpëtuar skuadra nga Manasitiri Pelisteri.
Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani kanë pasur më shumë se 10 raste, kundrejt Pelisterit që tentoi portën e Zendelit dhe Ramadanit vetëm në tri raste, megjithatë të dyja portat kanë ngelur të paprekura.
Kjo ishte ndeshja e fundit kontrolluese për Shkupin në përgatitjet në Ohër, pasi ekspedita nesër (e premte) kthehet në Shkup. Nga ana tjetër, vlen të përmendim se në këtë ndeshje kontrolluese për herë të parë pas 6 muajve u paraqit Minas Osmani, i cili i zhvilloi 15 minuat e fundit të takimit.
“Falënderimi i takon vetëm Allahut qe më mundësoi që pas 6 muajve të rikthehem në fushën e gjelbër. Falënderoj gjithashtu edhe kryetarin e klubit Ejup Ademi, trajnerit Zekirija Ramadani, bashkëlojtarët edhe kuptohet “Shvercerat”, për përkrahjen që ma kanë dhënë gjatë gjithë kohës sa kam qenë i lënduar”, ka thënë Minas Osmani.
Të përkujtojmë se miqësoren e radhës FC Shkupi do ta zhvillojë me 23 shkurt në stadiumin e Çairit, kur përballë do të ketë skuadrën e fortë të Ferizajit, që është anëtare e Siper Ligës së Kosovës, ndërsa udhëhiqet nga strategu i njohur kosovar Bylbyl Sokoli. / www.fcshkupi