Vetëm një xhiro larg Evropës

Shpërndaje:

FC Shkupi vazhdoi serinë pozitive, duke regjistruar fitoren e tretë me radhë. Në Manastir, FC Shkupi mundi Pelisterin me 2-0, falë golave të Blazhe Iljoskit dhe Omar Imerit, me çka bën një hap të madh drejt cakut përfundimtar – pjesëmarrje në garat evropiane. Viza evropiane duhet të vuloset përball Varadarit në stadiumin në Çair.

 

FC Shkupi me lehtësi mundi Pelisterin në Manastir, duke mos lejuar në asnjë moment të jetë larg objektivit kryesor – fitores dhe arkëtimit të pikëve. Kanosja e parë për portën e FC Shkupit ishte në minutën e 3-të, kur Riste Markoski gjuan nga distanca, por topi shkon mbi portë. Pas kësaj në terren ishte vetëm një skuadër që diktonte tempon e lojës. Në minutën e 7-të, Alen Jasharoski tenton nga goditja e lirë, një gjuajtje që devijohet nga portieri Atanasovski. Në vazhdim edhe Rron Broja kanoset me gjujatje me kokë, ndërsa tentimi i tij devijohet në rivënie nga këndi. Dominimi në pronësimin e topit u shpërblye në minutën e 28-të, kur FC Shkupi shënon golin e parë. Kundërsulmin e drejtoi Stojkoski, ndërsa asistues ishte Broja, që në fund Blazhe Iljoski të shënojë një gol fantastik nga 20 metra në këndin e portës së Pelisterit. Për Iljoskin është goli numër 11 në fanellën e FC Shkupit. Pas golit të pranuar, pasoi një ndërprerje e gjatë e lojës, kur arbitri Dejan Jakimovski përjashtoi dy përfaqësues të Pelisterit, për shkak të fyerjeve në drejtim të arbitrave. Në minutën e 36-të Stojkoski kanoset nga 17 metra, ndërsa në aksionin e radhës, FC Shkupi gjen golin e dytë. Kombinimi mes Jasharoskit dhe Iljoskit, e vazhdon Ndong, i cili asiston në shtyllën e dytë, ku Omar Imeri shënon me lehtësi për 2-0. Sulmuesi shkupjan regjistroi golin e tretë në këtë sezon.

Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për FC Shkupi që solli më shumë lojë bindëse në Manastir, teksa kontrollohej pronësimi i plotë i topit, ndërsa u humbëm shumë raste për golin e tretë. Fillimisht Blazhe Iljoski kishte një tentim nga 18 metra, që shkoi skaj portës, para se Pelisteri të përgjigjet me goditjen e Trifunovskit, por asgjë për të shqetësuar portierin Suad Zendelin. Në anën tjetër, Stojkoski prodhon një kundërsulm të shpejtë, ndërsa Bunjamin Shabani mund portierin vendas, por jo edhe mbrojtjen e Pelisterit, që intervenon në vijën fatale. Në vazhdim në skenë ishte Alen Jasharoski, i cili kishte 3 raste ideal për të shënuar golin e tretë. Fillimisht lanson një parabol që shkon skaj portës, pastaj ndalohet nga portieri vendas. Ndërkohë në minutën 82-të goditja e fortë e Jasharoskit, devijohet nga portieri vendas. FC Shkupi lëshoi shumë raste për të shënuar golin e tretë, por kjo nuk e pengoi që në fund ti gëzohet fitores së madhe në Manastir, për të hapur dyert e garës evropiane, e cila do të duhet të vuloset në javën e fundit , kundër Vardarit në stadiumin në Çair.

Pelisteri – FC Shkupi (0:2)

Stadiumin : Tumbe Kafe

Arbitër: Dejan Jankimovski

Ndihmës: Nikolla Karkolev, Goran Manasiev

Kartona të verdhë:Nedanovski, Naumoski, Ristevski, Markoski, Almeida, Markoski, Konjarski (Pelisteri), Blagoja Ljamçevski (FC Shkupi)

Kartona të kuq:

Golashënues: Blazhe Iljoski (29′), Omar Imeri (38′)

FC Shkupi: Suat Zendeli, Toni Tipuriç, Edis Maliqi, Muharem Bajrami, Omar Imeri (Bunjamin Shabani 57′), Ron Broja, Bazilio Ndong, Blazhe Iljoski, Stefan Vujçiç (Ermedin Adem 66′), Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski (Blagoja Ljamçevski 82′).

Trajner : Zekirja Ramadani

Pelisteri: Atanosovski, Todorovski, Naumovski, Konjarski, Ristevski, Ilievski, Nedanovski, Almeida, Markoski, Trifunovski, Ljamçevski P.

Trajner: Nexhat Husein

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT