Edhe pse Alen Jasharoski e kishte vazhduar kontratën me Shkupin edhe për dy vite, ai sot është larguar nga skuadra në drejtim të Kosovës, ku do të jetë pjesë e KF Prishtinës.
Marrëveshja në fjalë mes Jasharoskit dhe Shkupit ishte e vlefshme për dy vite, ndërsa klubi i kishte mundësuar që vetëm në rast të ndonjë oferte nga klube evropiane, do ti hapte dyert që ai të vazhdojë karrierën e tij në tjetër klub.
Edhe pse rroga e Jasharoskit është rritur për 70%, nuk ka mjaftuar që ai të vazhdojë të mbetet me klubin bardhekaltër nga Shkupi.