Skuadra e Shkupit derisa po vazhdon përgatitjet për fazën e parë të Ligës së Evropës dhe njëkohësisht për një sezon tjetër që kërkon suksesin. Pikërisht për këtë fakt, kryesia e klubit po kërkon që investimet ti bëjë në futbollistë të talentuar, të cilët në të ardhmen pritet të jenë perspektivë e futbollit vendor.
Prej sot Shkupit i është shtuar edhe një emër i ri, bëhet fjalë për 20 vjeçarin Artan Veliu i cili vjen nga Gostivari. Veli ka një karrierë me disa ekipe, por që premton. Ai kishte filluar të luaj me gjeneratat e reja te KF Shkëndija, që më pas të transferohet te SC YF Juventus Zurich në Zvicër, ndërsa nga Zvicra do të kaloj në Sllovaki për të veshur fanellën e skuadrës FC Haniska. Sezonin që lamë pas ai luajti me ekipin e seniorëve të KF Gostivari ku tregoi paraqitje të mrekullueshme, duke e mbyllur sezonin ën pozitën e dytë në tabelë dhe ishin në ndeshjen e balotazhit, që Gostivari nuk arriti të luajë ndeshjen për kualifikim në Ligën e Parë.
“Falënderoj Zotin e madh dhe shfrytëzoj rastin të përshëndes edhe kryesin dhe trajnerin e FC Shkupit që më kanë dhënë besimin të jem pjesë e kësaj skuadre”, ka thënë shkurt talenti Veliu. Shkupi dhe Veliu kanë nënshkruar konratë një vjeçare.
Përndryshe gjithashtu kryesia e klubit ka arritur të nënshkruaj kontratë profesionale me futbollistin Fati Ismaili, i cili është edhe “fëmijë” i klubit tonë. Me Ismailin është arritur akordi për besnikëri dy vjeçare.