Rikthimi në garat evropiane pas 14 viteve ka sjellë FC Shkupin përballë skuadrës së FC, pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës për ndeshje e parë kualifikuese të Liga Evropës.
Bëhet fjalë për skuadër gjigante në Skoci, e cila është themeluar në vitin 1872. Glasgow Rangers është kampion i shumëfisht në futbollin skocez. Plot 54 herë kanë fituar titullin kampion, ndërsa 33 tituj janë arkëtuar në Kupën e Skocisë, ndërsa 17 herë kanë humbur sfidën finale.
Glasgow Rangers është fituese e Kupës së Kupave të Evropës në vitin 1971-72, ndërsa humbi finalet në dy sezonet: 1960-61 dhe 1966-67. Në Kupën e UEFA, në vitin 2007/08, u ndal në vendin e dytë, pasi u mund në finale nga Zeniti me 2:0.
Në vitin 1972 , Glasgow Rangers humbi Super Kupën e UEFA-s, nga Ajaksi me rezultat 6:3, pasi holandezët shënuan fitore në dy përballjes (3:1 dhe 3:2).
Sigurisht se të gjithë e keni në mendje emrin e pastenit të Liverpoolit, Steven Gerrard. Tani ky emër i madh i futbollit botëror, debutimin e tij si trajner do ta ketë pikërisht ndaj FC Shkupi.
Ndeshja e parë Rangers vs Shkupi do të luhet me 12 korrik në Skoci, ndërsa ajo e kthimit do të jetë me 19 korrik në Shkup.