Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar sot me ditën e dytë të përgatitjeve në Turqi, ndërsa prej sot nuk do të jetë më pjesë e ekipit futbollisti Omar Imeri.
Kryesia dëshiron të njoftojë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollit se pas shumë bisedimeve dhe orvatjeve që Imeri të mbetet në klub, ai veç më si duket më herët kishte ndarë mendjen për të qenë jashtë familjes së madhe të ekipit bardhekaltër.
Ne si kryesi e klubit nuk arritëm në asnjë mënyrë që të gjejmë gjuhë të përbashkët me Imerin, edhe pse e afimruam atë në një lojtar të pjekur, duke ardhur ai si lojtar “Calceto”, siç e dijmë ne futboll “balloni” prej lagjeve të Çairit. Imerin e morëm pa përvojë, e ushqyem dhe e promovuam në Ligën e Parë, duke i dhënë shansin që të luajë për ekipin e seniorëve, e që kjo i ndihmoi atij të jetë pjesë edhe e reprezentacionit U21 të Maqedonisë, por Imeri në mënrë tinzare u largua nga klubi, duke mos udhëtuar me skuadrën për në Turqi.
Padyshim se gjatë bisedimeve që kishim me te, i kemi dëgjuar kërkesat e tij, duke i plotësuar çdo kërkesë që kishte, që rrallë ka ndonjë futbollistë me shumë përvojë në kampionatin tonë, por kjo tregonte planet pas shpine që i kishte bërë Imeri.
E gjithë kjo lojë me futbollistin Omar Imeri, është lojë përbashkët e kurdisur nga menaxheri i tij, i cili me ngulm ka insistuar largimin e tij nga klubi ynë.
Nuk duhet harruar se FC Shkupi është klub me traditë 90 vjeçare, ndërsa jemi të vetëdishëm për krizën që kishte pas rikthimit në Ligën e parë. Por duhet kuptuar edhe një gjë, se Shkupi tani po rikthehet përsëri fuqishëm, duke siguruar pjesëmarrje në arenënë ndërkombëtare dhe duke kërkuar që nga dita në ditë të përmirësojë kushtet e të gjithë të punësuarve, për tu bërë klub i respektuar nga të gjithë.
Shkupi nuk është i kryesisë, nuk është i lojtarëve, nuk është i stafit teknik dhe i të gjithë atyre që vijnë e shkojnë, ndërsa FC Shkupi mbetet këtu dhe klubi do të jetë gjithmonë mbi të gjithë.
Sido që të jetë, Shkupi ka mundur edhe pa emra shumë më të mëdhenj dhe do mundet edhe pa këtë emër.
Shkupi, dashuri e vëretëtë.