Shabani: “Jemi maksimalisht të përgatitur për Rangers”

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi është në fazën e fundit të përgatitjeve para udhëtimit për në Skoci, ku do të përballet me skuadrën e Glasgow Rangers, në kuadër të raundit të parë eliminator të League Europa, më 12 korrik. Bunjamin Shabani, para nisjes për në Skoci, theksoi se është i kënaqur nga përgatitjet e zhvilluara në Bollu të Turqisë, ndërsa beson se ekipi ka marë formën e vet para kësaj sfide eliminatore në League Europa.

“Ishim për 11 ditë në Bollu të Turqisë , ku kishim kushte shumë të mira . Kaluam shumë mirë. Punuam sipas planit të paraparë dhe për tu përgatitur sa ma mirë. Besoj se shumë të përgatitur e presim skuadrën e Glasgow-it”, tha në fillim Bunjam Shabani.

Mesfushori Shabani , është i mendimit se me planin e përgatitjes në Turqi, ndeshjet e zhvilluara dhe stërvitjet shtesë në Shkup, janë të mjaftueshme që FC Shkupi të përballet me ekipin e favorizuar dhe mirënjohur të futbollist skocez.

“Ne e kemi bërë përgatitjen tonë, por nuk e njohim aq shumë ekipin e tanishëm të Glasgow-in, por e dimë që ka pasur futbollist me emra të njohur, mirëpo ne e presim maksimalisht këtë ndeshje . Do e respektojmë Glasgow-in, por ne shkojmë të japim maksimumin,” tha në fund Shabani.

Ekspedita e FC Shkupit gjatë ditës së martë do të niset për në Turqi, prej ku do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe. Ndeshja e raundit të parë eliminatore të League Europa, Glasgow Rangers – FC Shkupi, do të zhvillohet gjatë ditës së enjte, me fillim në orën 20.45.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT