FC Shkupi mbylli përgatitjet për takimin kthyes të Ligës Evropa kundër skuadrës së Glasgoë Rangers. FC Shkupi sonte zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, ku të martën në orën 17.55, do të përballet me Glasgow Rangers. Skuadra e FC Shkupit punoi në një atmosferë të qetë dhe shumë pozitive në prag të përballjes së dytë me skocezët e Glazgou Rangers, ku kërkohet rezultat pozitiv. Lajmi i mirë është që në këtë stërvitje ishte i pranishëm edhe Blagoja Ljamçevski, i cili ishte aktiv në stërvitjet e fundit, që bën me dije se është gati për tu rreshtuar në formacionin e parë. Të martën , në orën 17.55 , FC Shkupi do të kërkojë fitoren e parë në sezonin e ri garues dhe të parin në formatin e ri të Ligës Europa.
FC Shkupi gati të përballet me Glasgow Rangers
Shpërndaje:
Artikuj