Shkuadra e Shkupit dje ka zhvilluar ndeshje kontrolluese ndaj ekipit të Ballkanit nga Suhareka e Kosovës, ku ka shënuar fitore me rezultat 3:2. Kjo ishte ndeshja e parë kontrolluese pas duelit me Glasgow Rangers në kuadër të Ligës së Evropës. Trajneri Ramadani ka paraparë që të zhvillojë edhe një kontrolluese, e që stafi i ekipi tani më e ka dakorduar përballjen me Feronikelin, ndeshje kjo që ishte paraparë të luhet me 29 korrik. Por shkaku që u ndryshua data për fillimin e sezonit të ri futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë, ndeshja Shkupi – Feronikeli, tani do të luhet më 5 gusht, në ora 17:00, në stadiumin e Çairit
Shkupi – Feronikeli, më 5 gusht në Çair
Shpërndaje:
Artikuj