Kryesia e FC Shkupit ka vazhduar të punojë me përkushtim në përmirësimin e kushteve për punë edhe me gjeneratat e reja të futbollistëve. Së fundi pas ardhjes në klub të menaxherit të skuadrës Ertan Demirit dhe drejtorit sportiv Omer Bunjaku, FC Shkupi ka shtuar edhe numrin e trajnerëve për grupmoshat e reja. Kështu që për herë të parë detyra e trajnerit për pionerët e vjetër i është besuar Alisa Vishit, ndërsa me gjeneratat më të reja do të punojë ish-futbollisti i FC Shkupit Minas Osmani.
Në vazhdim dhe ju sjellim listën e trajnerëve të të gjitha moshave: 2000 (junior) Erkan Murseli, 2001 (kadetë) Halim Bilali, 2002 (pionierë të vjetër) Alisa Vishi, 2003 (pionierë të rinj) Ferdi Ismaili, 2004 Enes Qaili, 2005 Jeton Musliu, 2006 Ferdi Ismaili, 2007 Halim Bilali, 2008 Jeton Musliu, 2009 Erkan Murseli , 2010 Enes Qaili dhe 2011-2012 Minas Osmani.
Të përkujtojmë se profesor Jeton Musliu vazhdon të mbetet koordinator i shkollës së futbollit të FC Shkupit, ndërsa kryesia premton që do të vazhdojë të investojë dhe të ofron kushte sa më të mira që e nesërmja e klubit të jetë sa më e mirë, duke nxjerrë pikërisht margaritarë nga klubi.