Shkupi dhe Gjilani ndahen miqësisht

Shpërndaje:

FC Shkupi pas fitores ndaj skuadrës së Ballkanit me 3-2, në miqësoren e dytë me skuadrat kosovare, u ndal në barazim pa gola kundër skuadrës së Gjilanit. Gjithsesi se edhe pse nuk kishte gola, në stadiumin në Çair , publiku që ishte i pranishëm në këtë miqësore, ishte i kënaqur me lojën e treguar dhe gjasat e krijuara për gol.

Fillimisht rastin e parë e kishin mysafirët, të cilët u kanosën pas rivënies nga këndi, mirëpo në vendin e duhur dhe në nivel të detyrës ishte kapiteni dhe portieri Suat Zendeli. Pas pak Shkupi u përgjigj me dy raste të 100 përqindta për gol. Bilali asiston në zonën kundërshtare, ndërsa Blazhe Iljoski u gjetë sy me sy me portierin mysafirë. Për fat të keq , parabola e Iljoskit u ndal mbi portë. Vetëm 2 minuta më vonë, Iljoski godet ashpër nga këndi vështirë, ndërsa topi ndalet në këmbët e portierit mysafirë. Në minutën e 28-të, Fisnik Papuçi nga Gjilani, nga gjuajtja e lirë dhe nga 16 metra, godet shtyllën e Shkupit. Në anën tjetër Iljoski ishte kanosja serioze për Gjilanin . Kësaj radhe testoi portierin mysafirë me një gjuajtje nga 18 metra. Rastin më të mirë për të ndryshuar rezultatin në pjesën e parë, për skuadrën mysafire, e kishte Salim Kosumi, i cili godet nga zona e rrezikut me kokë dhe kur gjithë menduan se topi do të kalojë vijën fundore, atje u shfaq Suhel Muharemi , duke parandaluar ndryshimin e shifrave të takimit.

Në fillim të pjesës së dytë , regjistruam dy rastet të shpejta për FC Shkupin. Fillimisht ishte tentimi i Suhel Muharremit, që ndalohet në momentin e fundit nga mbrojtja mysafire, ndërsa pak më vonë, Iljoski sërisht godet ashpër, për të detyruar një intervenim të jashtëzakonshëm të portierit mysafirë. Në minutën e 55-të , ishte një aksion i shpejtë i FC Shkupit në krahun e majtë, kur kombinuam Serxhio dhe Stojkoski, ndërsa ky i fundit me krosim gjen të pambuluar Blazhe Iljoskin që me kokë në shtyllën më të afërt edhe pse kishte para vetës vetëm portën e zbrazur. Pas këtij rasti vijuan shumë ndryshime në të dy skuadrat, që solli edhe një lojë me shumë gabime në mesfushë dhe mungesë të rasteve të rrezikshme para portave të njërës ose portës tjetër. I fundit që u kanos për të ndryshuar rezultatin ishte Xheferson, i cili me kokë drejtoi topin skaj portës së FC Shkupit. Trajneri Zekirija Ramadani i dha mundësi të gjithë futbollistëve që të shijojnë një miqësore , kundër një oponenti të fortë si skuadra e Gjilanit. Dita e enjte do të jetë ditë pushimi për futbollistëve dhe rast për tu rikuperuar, ndërsa ndeshja e radhës e FC Shkupit, do të jetë miqësorja ndaj Feroniklit , e programuar më 5 gusht në stadiumin e Çairit, në orën 17.00.

FC SHKUPI: Suat Zendeli, Ermedin Adem, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Besart Krivanjeva, Rron Broja, Stefan Vujçiç, Suhel Muharemi, Blazhe Iljoski, Serxhio, Hristijan Stojkoski.

Luajtën edhe : Igor Aleksovski, Artan Veliu, Besir Ramadani, Muharem Bajrami, Amel Bradji Dakouri, Abdulkadir Zango, Mariano Ondo, Basilio Ndong, Abulhadi Jahja, Altin Sefo.

Trajner: Zekirija Ramadani

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT