FC Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim, që është i dyti me radhë në sezonin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku Shkupi ishte me një futbollist me pak. Kësaj radhe, në barazimin pa gola ndaj Pobedës, me karton të dytë të verdhë dhe (automatikisht të kuq), u ndëshkua Rron Broja
FC Shkupi nga fillimi i ndeshjes ishte në kërkim të golit dhe fitores ndaj Pobedës, e cila kishte ardhur në Çair me qëllim të qartë që të mbrohet dhe me kundërsulme të shpejta përmes Tanushevit dhe Nabuezez të kërkojë rezultatin pozitiv. Rastin e parë e regjistruam në minutën e 12-të, kur Bazhe Iljoski, tentoi nga 16 metra, por gjuajtja e tij shkoi vetëm skaj portës mysafire. Pobeda përgjigjet me dy tentime nga distanca, por që nuk shqetësojnë fare portierin Suat Zendelin. Pak më vonë, Suhel Muharemi dërgon një gjuajtje të fortë, por jo edhe precize, andaj topi përfundon jashtë portës. Në minutën e 31, sulmuesi Tanushev detyroi intervenimin e parë të kapitenit Suat Zendeli, por pa mundur që të ndryshojë shifrat e takimit.
Në fillim të pjesës së dytë , pas një dueli ajror lëndohet Abdulkadir Zongo, por që arrin të vazhdojë takimin, por më vonë u zëvendësua në pamundësi që të tejkalojë lëndimin e marrë. Ndërkohë mysafirët sollën rastin e para në vazhdim, kur Nabuezez kishte rastin e parë që të jetë një me një me mbrojtësit e Shkupit, por tentimi i tij shkoi lartë mbi portë. Pak më vonë, me të njëjtin skenar ishte edhe tentimi i Naumovskit. Në aksionin e parë më serioz në pjesën e dytë, FC Shkupi gati ndryshoi shifrat, kur tentimi me lobim i Stojkoskit, me gishtërinjtë dhe në momentin e fundit e largon portieri Tofilovski. Dueli i tyre vazhdoi në minutën e 55-të, kur Stojkoski godet ashpër nga 18 metra dhe mbi murrin e gjallë, duke detyruar edhe një intervenim fantastik të portierit mysafirë Tofilovski. Në minutën e 66-të, Stojkoski ishte në skenë , kur krosoi në zonë, ndërsa Suhel Muharemi, me kokë, devijon topin në portën mysafire, ndërsa sërish portieri Tofilovski nuk lejon ndryshim të rezultatit. Në minutën e 75-t, Shkupi mbetet me një futbollist më pak në fushë, pas ndëshkimit të dytë me karton të verdhë të Rron Brojës. Vetëm tre minuta më vonë, edhe një moment i dyshimtë në këtë takim, kur Blazhe Iljoski rrëzohet në zonën e rrezikut, pas asistimit të Basilio Ndong, mirëpo arbitri Mantev nuk tregon asgjë. Dhe në kohën shtesë, Kristijan Stojkoski kishte rastin e fundit për të ndryshuar shifrat e ndeshjes, mirëpo në vendin e duhur ishte portieri mysafirë Tofilovski që ishte “fajtori” kryesor që shifrat nuk u ndryshuan në këtë përballje.
Skuadra e FC Shkupit mbetet që në ndeshjen e radhës, në transfertë, ndaj Akademia Pandev të kërkojë fitoren e parë në sezonin e ri.
Stadiumin në Çair:
Shikues: 2.000
Refer kryesor: Petar Mantev (Negotinë)
Ndihmësit : Ilija Gonev (Negotinë), Gjorgji Karajanov (Gjevgjeli)
Karton të verdhë : Blazhe Iljoski (FC Shkupi), Burhan Mustafov, Nikola Jaqimoviq, Riste Markoski, Antonio Kalanoski, Darko Tofilovski (Pobeda)
Karton i kuq: Rron Broja (FC Shkupi 75′)
FC SHKUPI: Suat Zendeli, Toni Tipuriç, Amir Bilali,Adbulkadir Zango (Besart Krivanjeva 63′), Suhel Muharem (Muharem Bajrami 78′), Rron Broja, Basilio Ndong, Blazhe Iljoski, Stefan Vujçiç, Kristijan Stojkoski, Artan Veliu (Blagoja Ljamçevski 46′).
Trajner: Zekirija Ramadani
Pobeda : Tofilovski, Timovski, Jaqimoviç, Nabueze, Dragarski, Mandiq (Kalanoski 53′), Mustafov (Jordanço), Isaevski, Markoski, Naumovski (Spirkovski 66′), Tanushev.
Trajneri: Toni Meglenski