Serzhinjo kalon çështjen “administrative”, gati për Shkëndijën

Shpërndaje:

Sergio Antonio De Luiz Junior ose shkurtimisht i njohur me nofkën Serzhinjo, do të jetë gati që të vesh fanellën e FC Shkupit në sfidat zyrtare të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Gjatë ditës së martë, braziliani ka kompletuar dokumentacionin e duhur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i tij në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, deri në fund të kësaj jave. Braziliani Serzhinjo ishte pjesë e ekipit të parë të FC Shkupit në ndeshjet miqësore, nën drejtimin e trajnerit Zekirja Ramadani, mirëpo për shkak të dokumentacionit të pakompletuar , nuk mundej të ndihmojë FC Shkupin edhe në ndeshjet zyrtare të këtij sezoni. Braziliani Serzhinjo, që erdhi këtë verë nga Rabotniçki, ka firmosur kontratë 2 vjeçare me FC Shkupin dhe do të jetë një në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen kundër Shkëndijës, më 1 shtator, në stadiumin në Çair, në orën 16.15, nëqoftëse nuk ka ndryshime në orarin zyrtar të FFM-së.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT