FC Shkupi përjeton disfatën e tretë në këtë sezon, edhe pse në derbin me Vardarin, kishte epërsi 1-0 në pjesën e parë. Nuk ndihmoi goli debutues I brazilianit Serzhinjo, për të arëktuar pikë në stadiumin “Boris Trajkovski”, ku Vardari shënoi fitore 2-1, me golat e brazilianit Lira dhe Novak.
FC Shkupi nuk arrin që të shijojë fitoren edhe në javën e 5-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi u mund nga Vardari me 2-1 në stadiumin “Boris Trajkovski”. Nuk mjaftoi edhe goli debutues i brazilianit Serzhinjo , i shënuar në pjesën e parë. Ndryshe pjesa e parë filloi me matjen e zakonshme të forcave në terren, ndërsa ishte Vardari që u kanos i pari me tentimin e sulmuesit Maksimov, ndërsa topi kalon vetëm mbi portën e Suat Zendelit. I njëjti skenar ishte edhe në tentimin e mbrojtësit Novak, vetëm 10 minuta më vonë. Në minutën e 24-të FC Shkupi prodhon kundërsulm të shpejtë, ndërsa Bazhe Iljoski “teston” portierin Gaçevski. Në këtë periudhë kohore , FC Shkupi filloi të organizojë lojën në terren dhe shpërblimi erdhi në minutën e 30-të, kur Ljamçevski nis aksionin, ndërsa Velkovski asiston deri te braziliani Serxhio, i cili në tentimin e parë , mposhti portierin Gaçevski për 1-0 dhe feston golin debutues për FC Shkupin. Deri në fund , regjistruam vetëm një tentim për penalti të mesfushorit Bitang, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.
Në fillim të pjesës së dytë , Vardari u kanos i pari pas goditjes nga këndi, kur Manev godet nga këndi i vështirë, ndërsa në vendin e duhur është portieri Suat Zendeli. Në minutën e 50-të, Angelov kishte rast që të ngrit epërsin në 2-0, mirëpo Gaçevski nuk lejon befasi. Dhe vetëm 4 minuta më vonë , vjen dënimi. Kroson Brdarevski, ndërsa braziliani Lira më kokë shënon golin e barazimit 1-1. Dhe vetëm 8 minuta më vonë vjen edhe goditja e dytë e Vardarit, kur nga gjuajtja e lirë kroson Jufo , ndërsa në shtyllën e dytë reagon më mirë mbrojtësi Novak për 1-2 për Vardarin. Ndryshimet e bëra nga stafi teknik, kur tërhiqen nga loja Angelov, Stojkoski dhe Adem, dhe inkuadrohen Broja, Muharemi dhe Veliu, nuk sollën ndryshime të rezultatit edhe pse FC Shkupi ishte më ofenziv në këtë periudhë kohore të ndeshjes. Në tentimin e fundit, Suhel Muharemi tentoi nga 18 metra, mirëpo topi shkoi lartë portës.
FC Shkupi ende nuk ka shijuar fitoren , pasi ka shënuar 2 barazime dhe 3 disfata, ndërsa javën e ardhshme takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin në stadiumin në Çair.
Vardari – FC Shkupi 2:1 (0-1)
Stadiumi : Boris Trajkovski
Shikues : 300
Arbiter : Marjan Gocevski (Strumica)
Ndihmësit: Gjorgji Karajanov (Gjevgjeli), Gjorgji Stankovski (Strumica)
Kartona të verdhë: Maksimov, Lira, Bitang (Vardari), Bazhe Iljoski, Bradxhi (FC SHkupi)
Kartona të kuq:
FC Shkupi : Suat Zendeli, Amir Bilali, Toni Tipuriç, Besir Ramadani, Blagoja Ljamçevski, Ermedin Adem (Artan Veliu 80′), Kristijan Stojkoski (Suhel Muharemi 70′), Bradxhi, Viktor Angelov (Ron Broja 58′), Bazhe Iljoski, Serxhio.
Trajneri: Hajati Sojdash
KF Vardari: Gaçevski,Brdarovski, Cvetanovski, Todorovski, Najdovski, Novak, JuFo, Maksimov, Micevski, Bitang, Manev.
Trajneri : Aleksandar Vasovski