Java e tetë e kampionatit të Maqedonisë vazhdon këtë fundjavë, edhe pse e shtuna nuk është ditë kur ekipet e Ligës së Parë luajnë ndeshjet e tyre, por shkaku i referendumit që do të mbahet të dielën në vendin tonë, FFM ka vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen një ditë më parë.
Skuadra e Shkupit edhe këtë javë do të luajë në transfertë, ndërsa kësar radhe destinacioni ëstë Tetova, ndërsa kundërshtare Renova.
Skuadra tetovare padyshim se është ekip e fortë dhe mirë e organizuar, ndërsa në kampin bardhekaltër nga Çairi janë optimist se kriza kalohet vetëm kundër kundërshtarëve të fortë.
Për duelin e sotëm ka folur sulmuesi 17 vjeçar, Suhejl Muharemi cili nga java në javë po tregon talentin e tij.
“E kemi parasysh se jeni në një krizë për të fituar, por besoj se ekipi shumë shpejt do të gjejë mënyrën më të mirë për rikthim te suksesi. Është evidente se nuk po na përcjell edhe fati, kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe kemi bërë edhe raste, por finalzimi nuk po është efikas dhe kjo na ka denuar që të jemi këtu ku jemi. Për ndeshjen e të shtunës e kemi parasysh se do të jetë duel shumë i fortë, e respektojmë ekipin e Renovës, por mbesim me shoresë se do të kthehemi nga Tetova me rezultat pozitiv”, është shprehur Muharemi.
Rron Broja në kombinim!
Lajm i mirë për trajnerin Soydas është se në kombinim do të jetë edhe Rron Broja, i cili edhe dje është stërvitur me ekipin, ndërsa mungesa e vetme mbetet të jetë Besart Krivanjeva. Në ndeshjen Renova – Shkupi që luhet me fillim në orën 15:00 në Tetovë, drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Strumica Vasko Mavrov.