Skuadra e FC Shkupit këtë sezon përkundër një fillimi të vështirë në kampionat, ka arritur që të nxjerr nga shkolla e futbollit talentet e saja që edhe po jep frytin e dëshiruar.
Pas Suhejl Muharemit që tani më është pjesë e të gjitha ndeshjeve me reprezentacionin e Maqedonisë në kategoritë e reja, sot në adresën elektronike të klubit edhe zyrtarisht ka marrë ftesë Besir Ramadani, i cili do të veshë fanellën e kombëtares shqiptare U21.
Paraqitjet e mira me ekipin e Shkupit në ndeshjet e fundit, kanë bindur seleksionuesin e kombëtares kuq e zi Alban Bushi, që ta ftojë Ramadanin për dy ndeshjet e radhës, Shqipëri – Spanjë që luhet me 11.10.2018 dhe Estoni – Shqipëri që do të luhet me 16.10.2018.
Kjo është edhe një dëshmi se ekipi po mundohet që të formojë një bazë të shëndoshë në skuadër, që vitet që pasojnë të kemi ekip edhe më stabile, që do të përbëhet nga futbollist tanë.
Të përkujtojmë se deri më tani me ekipin e seniorëve kanë debutuar edhe Musli Lika dhe Jusuf Aliu.
Gjithashtu ftesë për të luajtur me reprezentacionin e Kosovës ka marrë edhe mesfushori Rron Broja, i cili me Kosovën do të luajë ndaj Izraelit me grupmoshat U21. Rron Broja shkaku i lëndimit kishte munguar në dy ndeshje, por rikthimi i tij ishte në ndeshjen ndaj Renovës.