FC Shkupi sot edhe zyrtarisht ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistë. Bëhet fjalë për Blazhe Iljoskin dhe Kristijan Stojkoskin, me të cilët është ndërpre kontrata profesioniste, me pëlqim të të dy palëve. Drejtuesit e klubit kanë shprehur falenderim për angazhimin dhe kontributin e futbollistëve që kanë dhënë gjatë kohës sa bartnin fanellën e FC Shkupit dhe në kohë të njëjtë u ka dëshiron sukses në karrierën e tyre të mëtejme.
Futbollistët e tjerë janë në pushime dimërorë, ndërsa më 8 janar është planifikuar që faza e para e përgatitjeve të zhvillohet në Dojran. Ndërkohë më 17 janar do të nis faza e dytë, kur stafi teknik dhe futbollistët do të transferohen në bazat e njohura të përgatitjeve në Antali.