FC Shkupi në drejtim të riorganizimit të brendshëm, ka vendosur që sot me marrëveshje të të dy plavëve të ndërpres bashkëpunimin me mbrojtësin Bllagoja Ljamçevski. Në këtë mënyrë Ljamçevski, pas qëndrimi një vjeçar në Çair, largohet nga FC Shkupi, ndërsa drejtuesit e kubit dhe kryesia e falendërojnë për kontributin e tij të dhënë në fanellën e FC Shkupit dhe i dëshirojnë suksese në karrierën e tij profesioniste. Ndryshe ekspedita e FC Shkupit, të martën, nis përgatitjet pranverore, ndërsa “stacioni” i parë do të jetë Dojrani, para se të shkohet në Antali më 17 janar.
FC Shkupi ndërpret bashkëpunimin me Ljamçevskin
Shpërndaje:
Artikuj