Edhe pas kthimit nga Antalia, ku skuadra e FC Shkupit zhvilloi fazën kryesore të përgatitjeve, shiu si duket është bërë pjesë e pandashme e ekipit, që e kishte përcjellë në kohën më të gjatë të përgaitijeve.
Pas dy ditëve pushim që trajneri Umit Karan u kishte dhënë futbollistëve, sot pasdite ekipi i është kthyer obligimeve, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore, por duke mos ngarkuar shumë fizikun, pasi që sot kishte vrapime të lehta.
Ekipi nga dita e nesërme do të kryej stërvitjet në terrenet ndihmëse të FFM-s, për të shrytëzuar në maksimum kushtet që ofrojnë fushat e këtij kompleksi sportiv
Të përkujtojmë se sezoni pranveror fillon me 17 shkurt, ndërsa ekpi bardhekaltër ndeshjen e parë e luan në Kratovë kundër Sileksit.