Skuadra e FC Shkupit pas rikthimit nga Antalia, tani më është adaptuar në klimën vendore në Maqedoni dhe po zhvillon përgatitjet finale, vetëm nëntë ditë para fillimit të sezonit pranveror. Ekipi është tani më i kompletuar dhe të gjithë futbollistët janë duke punuar nën urdhrat e stafit të trajnerëve, të udhëhequr nga strategu Umit Karan, i cili ka kërkuar edhe një kontrolluese para se të fillojë kampionati.
Kështu kryesia e klubit ka arritur akordin që të organizojë miqësore me ekipin e SC Gjilani të Superligës së Kosovës, skuadër kjo që kishte përfunduar sezonin vjeshtor e renditur në pozitën e katërt.
Ndeshja FC Shkupi vs SC Gjilani luhet të shtunën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e kompleksit sportiv të FFM-s.