Për besimtarët myslimanë çdo festë fetare, ashtu si edhe kjo që po përkujtojmë tani, duhet të jetë shkas për reagime të sinqerta në drejtim të asaj që është bërë, të asaj që po bëhet dhe të asaj që duhet të bëhet në favor të formimit të personalitetit si besimtar e qytetar e si adhurues, gjithnjë me qëllim të palëkundshëm për të çuar përpara afirmimin e figurës njerëzore drejt qëllimeve më fisnike.
Nata e shënuar Regaib, e cila në gjuhën arabe është shumësi i fjalës “ragibe”, që do të thotë dëshirë, prirje, interesim. Besohet se në këtë natë, mëshira, ndihma dhe bujaria e Allahut shpërndahen me të tepërt.