Nuk ka pikë as nga Strumica

Shpërndaje:

FC Shkupi përjetoi disfatën e tretë radhazi, pasi që në Strumicë u mund nga Bellasica me 2-0. Vendasit shënuan 2 golat nga 4 goditjet drejt portës së Enes Azizit, ndërsa goli i dytë u shënua nga pika e bardhë. Georgiev dhe Saviq ishte autor të golave.  Të mërkurën (3 prill) FC Shkupi në Tetovë takohet me Renovën

 

Sfida në stadiumin “Mladost” filloi me aksionin e parë të FC Shkupit, kur Rron Broja u fut në zonë dhe u ndal në mënyrë të parregullt brenda zonës së rrezikut nga mbrojtësit vendas, mirëpo arbitri Temelkov tregoi vetëm që të vazhdojë loja. Dhe në aksionin e parë vendasit arrijnë që të shënojnë gol. Kjo erdhi më shumë për shkak të gabimit ose mosmarrëveshjes mes portierit Enes Azizi dhe mbrojtësit e FC Shkupit, një gjë të cilën e shfrytëzon Pepi Georgievski për ti dhënë epërsi Bellasicës (1-0). FC Shkupi menjëherë përgjigjet me Viktor Angellovit, që godet nga këndi i vështirë, ndërsa edhe më mirë reagon portieri vendas Vujanac. Vetëm 5 minuta më vonë, Muharem Bajrami kanoset nga gjuajtja e lirë, mirëpo tentimi i tij kalon mbi portë. Pak më vonë , vjen aksioni i shpejtë nga krahu i majtë dhe raegimi i shpejtë i Bazilion Ndongut, mirëpo Angellov nuk është preciz dhe topi shkon skaj portës. Sulmuesi I FC Shkupit, Angelov rrezikoi sërisht portën kundërshtare në minutën e 19-të, kur godet drejt nga rivënia këndore, por portieri Vujanac reagon me kohë dhe debon topin nga vja fundore. Dy minuta më vonë, Fati Ismaili godet ashpër më kokë, por në vendin e duhur shfaqet portieri Vujanac. Aksioni I radhës u regjistrua në minutën e 33-të, kur Viktor Angelov godet befas nga 18 metra , mirëpo me forcat e fundit reagon portieri Vujanac që drejton topin në rivënie nga këndi. Dhe aksioni I fundit në pjesën e parë ishte sërisht për FC Shkupit dhe Viktor Angelovin. Ky I fundit kalon disa futbollist të mbrojtjes së Bellasicës, por humb forcën dhe gjuajtja e tij përfundoi në duart e portierit vendas.

Pjesa e dytë ishte më e dobët nga pjesa e parë pasi kishte intenzitet të ulët të zhvillmit të lojës, por edhe shumë ndërprerje të takimit, ku futbollistët vendas me të gjitha mjetet të lejuara apo të palejuara kërkonin që të përfitojnë nga koha. Në disa raste kishte disa ndërhyrje të ashpra, të cilat arbitri kryesor Temelkov i lejonte, duke shkaktuar tension të panevojshëm në terrenin e gjelbër, duke lënë anësh pjesë e bukur të futbollit. Në këtë ecuri të takimit, FC Shkupi nuk arriti që të vendos kontrollin e lojës dhe të pësëris pjesën e parë, kur krijoi një numër të madh të rasteve. Vendasit kishin rastin e parë në minutën e 60-të, kur Mirçevski kanoset pas kundërsulmit të shpejtë, por tentimi i tij shkon skaj portës. Vendasit godasin edhe shtyllën e portës së FC Shkupit, pas depërtimit të sulmuesit Georgiev. Ndërsa një moment të pasigurisë në mbrojtjen e FC Shkupi, në minutën e 74-të, e shfrytëzon Serafimovski, i cili ndalohet në mënyrë të parregullt nga Ustabashi në zonën e rrezikut , ndërsa arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë. Ekzekutues i sigurtë nga pika e bardhë ishte Dushan Saviq për 2-0. Deri në fund të takimit regjistruam edhe disa raste të FC Shkupit. Fillimisht ishte goditja e Angellovit nga 20 metra që shkon skaj portës, ndërsa në minutën e 83-të, pas depërtimit të Tandina Maharafa-s, në zonën e rrezikut , Ustabashi drejton topin skaj portës. Rasti i fundit në këtë takim ishte për Viktor Angellovin, i cili u fut në zonë dhe godet me vole, por topi për disa milimetra shkon skaj portës. Është disfata e tretë me radhë e FC Shkupit, ndërsa rasti për ti përmirësuar gjërat do të jenë gjatë ditës së mërkurë (3 prill) , në Tetovë , përball Renovës.

Bellasica – FC Shkupi 2-0 (1-0)

Stadiumi: Mladost në Strumicë

Shikues:

Arbitri kryesor: Zoranço Temelkov (Kavadar)

Ndihmësit: Ilija Gonev (Negotinë) dhe Dragan Trpçevski (Kavadar)

Kartona të verdhë: Rron Broja, Amir Bilali, Besar Iseni (FC Shkupi) Stojanov,Serafimovski (Bellasica)

Kartona të kuq:

Golashënues: Pepi Georgiev, Dushan Saviq (penalti)

Bellasica: Vujanac, Mirçevski, Sulev, Georgiev, Mitevski, Drobarov, Stojanov, Serafimovski, Maslaq, Saviq, Baldovaliev.

Trajner: Gjoko Haxhievski

FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristovski, Amir Bilali, Muharem Bajrami (Maharafa Tandina 46′), Armel Bradxhi, Serxhio, Rron Broja (Besar Iseni 75′), Bazilio Ndong, Besart Krivanjeva (Berat Ustabashi 46′) , Fati Ismaili , Viktor Angelov.

Trajner: Umit Karan

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT