Skuadra e FC Shkupit të shtunën në kuadër të javës së 29-t, do të luajë kundër ekipit të Pobedës. Kjo ndeshje është e një rëndësie të madhe për ekipin tonë, duke marrë parasysh se është vetëm tri pikë larg pozitës së katërt, por ndërkohë duhet bërë diferencën edhe me pozitën e tetë, që dërgon në duelin e balotazhit.
Pikërisht për rëndësinë e kësaj ndeshje ka folur sulmuesi i krahut, Berat Ustabasi, i cili ka potencuar se ekipi deri më tani një herë ka luajtur ndaj Pobedës, andaj i njeh edhe dobësitë por edhe përparësitë që ka kjo skuadër.
“Mendoj se ndeshja e radhës është e rëndësie të madhe për ne, pasi me tri pike do të jemi edhe më tutje afër pozitës së katërt, ndërsa gjithashtu me tri pikë largohemi edhe më shumë nga pozita e tetë.
Mendoj se tani më kur kemi fituar ndeshjen e fundit, kjo do ti jep ekipit një vetëbesim më të madh për ndeshjen e radhës. Kemi luajtur edhe më pare me këtë ekip dhe e dimë se ku është e fortë dhe ku janë dobësitë e tyre. Andaj shpresoj që duke marrë parasysh të gjitha këto, mundë të udhëtojmë në Koçani dhe të fitojmë”, ka thënë Ustabasi.
Trajneri Umit Karan më në fund mundë të jetë i rehatshëm, pasi që pas një kohe të gjatë ekipi është i kompletuar.
Në ndeshjen Pobeda – Shkupi që luhet të shtunën me fillim në ora 16:00, në stadiumin e qytetit në Koçani, drejtësinë do ta ndajë arbitri Josip Barton.