Abdul: Të mbajmë hapin për pozitën e katërt

Shpërndaje:

E mërkura është dita kur në të gjitha terrenet futbollistike të Ligës së Parë do të luhen ndeshjet e javës së 30-t. Pikërisht në Çair, do të jetë mysafire ekipi i Akademija Pandevit, ndërsa Shkupi do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive dhe të mbetet edhe më tutje në garë për pozitën e katërt në renditje.

Pas fitores së fundit që Shkupi shënoi ndaj Pobedës 3:0 si mysafire, ekipi me optimizëm pret këtë duel të radhës, që do të jetë një sfidë mjaft interesante, ndërsa për këtë ka folur mesfushori Ergin Abdul.

“Pas dy fitoreve që kemi shënuar, ekipi ka treguar formë të mirë dhe atmosfera në klub është shumë pozitive. Kemi punuar aq sa kishim kohë për ndeshjen ndaj Akadameija Pandevit, por shpresoj se do të arrijmë që me lojë të organizuar të vazhdojmë me rezultat pozitiv dhe të mbajmë hapin për pozitën e katërt, për të cilën shpresojmë që në fund të arrijmë edhe daljen në Ligën e Evropës”, ka thënë Abdul.

Skuadra e Shkupit ndaj Akademija Pandevit ka vetëm një mungesë, shkaku i pesë kartonëve të verdhë Amir Bilali nuk ka të drejtë loje. Drejtësinë në ndeshjen FC Shkupi – Akademija Pandev që luhet të mërkurën me fillim në orën 16:00, do ta ndajë arbitri nga Struga Jovan Kaçevski.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT