Shkupi në iftar të përbashkët

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit pas përfundimit të edhe një sezoni të suksesshëm në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, duke arritur kualifikimin për në garat e Ligës së Evropës, në bashkëpunimin me Komunën e Çairit ka shtruar një iftar të përbashkët me futbollistët, punëtorët sportiv, klubet tjera nga kampionati si dhe gazetarët.

Padyshim se merita të mëdha për një sukses të këtillë të klubit ka edhe Komuna e Çairit dhe kryetari Visar Ganiu, i cili duke e ditur se që nga fëmijëria ishte pjesë e kësaj familje, ndihmoi shumë ekipin për një ecuri pozitive drejt arritjeve të radhës.

Kryetari i klubit Suat Alija, së bashku me drejtorin sportiv Omer Bunjaku dhe team menaxherin Ertan Demiri falënderuan të gjithë të pranishmit në këtë darkë iftari, njëherit të gjithë futbollistëve u dëshiruan pushim të mirë dhe suksese në prezantimin që do të kenë në garat evropiane.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT