Jusufi: Nuk do të jetë befasi nëse e kalojmë Pyunikun

Shpërndaje:

Përforcimi i parë i afatit kalimtar të verës te FC Shkupi ishte Fatjon Jusufi, futbollisti i cili erdhi nga skuadra Shirak i Armenisë. Dhe interesante është fakti se pikërisht një skuadër armene është kundërshtare e Shkupit në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Evropës, ajo e Pyunik FC.

Fatjon Jusufi në kampionatin e Armenisë u bashkua në gjysmë sezonin që lamë pas, por një lëndim e kishte larguar atë nga terreni sportiv, për tu kthyer më pas në fund të kampionatit.

Pikërisht Jusufi ka komentuar ekipin e Pyunik-ut dhe kampionatin armen, edhe pse ndaj tyre nuk ka luajtur por që ndeshjen me Shirak-un e kishte përcjellë nga tribuna.

“Sa i përket ekipit të Pyunikut mundë të them se ka një skuadër shumë kompakte dhe si ekip është mjaft mirë i organizuar. Mirëpo duke marrë parasysh lojën e ekipit tonë dhe lojtarëve që kemi dhe që pritet të bashkohen, nuk mund të quhet befasi nëse e kalojmë raundin e parë. Eksperienca ime në Armeni dhe me ekipin e Shirak-ut ishte kohë shkurte dhe aq sa kisha mundësi, kam arritur të njoh nga afër kampionatin armen.  Ekipet armene në përgjithësi i karakterizon loja luftarak dhe fizike. Ndërkohë nëse bëjmë krahasim me futbollin tonë, që është karakteristikë e ekipeve nga Ballkani, ne kemi më tepër veti teknike, gjë që na favorizon kundrejt tyre. Andaj duhet pasur shumë kujdes që të nxjerrim rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë, që më pas në Shkup të jetë një finale e vogël, për të bërë hapin e parë dhe të kalojmë në raundin e dytë”.

Ndeshjet e raundit të parë do të luhen me 11 korrik kur Shkupi është mysafire në Armeni, ndërsa data ndeshjes së kthimit do të mësohet dotëve në vazhdim, shkaku që në stadiumin “Todor Proeski” do të luajë edhe Makedonija Gj.P.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT