Skuadra e Shkupit sot ka përfunduar qëdnrimin e saj në kampin stërvitor të Bolut në Turqi, ku qëndroi për 15 ditë.
Padyshim se kjo ishte një fazë kur ekipi shfrytëzoi në maksimum kushtet që i ofron ky kam stërvitor për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Evropës, që për kundërshtar ka ekipin e Pyunik-ut, nga Armenia.
Skuadra gjatë këtyre ditëve sa edhe qëndroi në Turqi zhvilloi tri ndeshje kontrolluese, dyke fituar (1:0) ndaj Çelikut të Bosnjë e Hercegovinës, pastaj me Mariupolin nga Ukraina luajti baraz (2:2), ndërsa disfatën e vetme e pësoi nga Politehnica e Ruminisë (1:3).
Por në këto kontrolluese ekipi pati edhe futbollistë të lënduar, siq ishte rasti me portierin Enes Azizi, mesfushorin Besar Iseni dhe mbrojtësin Besir Ramadani.
Ekspedita e FC Shkupi në orët e mbrëmjes së sontme udhëton për në Armeni, ndërsa stërvitja e parë është paraparë të mbahet të martën në orët e pasdites.