FC Shkupi pasurohet me dy talent të rinj

Shpërndaje:

Punë intensive, stërvitje, ndeshje kontrolluese, por edhe afrimet e reja në skuadër vazhdojnë të jenë aktive. Së fundmi drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje me dy futbollist të rinj nga Gostviari. Bëhet fjalë për Xhemail Esatin dhe Ardit Iljazin, që të dy nga 18 vjeç, ndërsa te Shkupi vijnë nga skuadra e KF Gostivarit.

Esati dhe Iljazi firmosin kontrata profesionale me skuadrën tonë dhe do të jenë të blinduar për katër vitet e ardhshme në Çair. Xhemail Esati është me tipare mesfushor ofanziv, por luan edhe si sulmues krahu, ndërsa Ardit Iljazi do të jetë ndihmes e ekipit në repartin e mbrojtjes.

“Është një ndjenjë e veçant për mua, pasi tashmë jam pjesë e ekipit me shumë tradit në vendin tonë dhe është krenari të luajë përkrah tifo grupit ‘Shvercerat’. Si futbollist i ri në një klub të madh, shpresoj ta fitojë besimin e trajnerit dhe me ndihmën e Zotit besoj të arrijë rezultate të mira së bashku me bashkëlojtarët dhe ekipin”, shprehet pas prezantimit, mbrojtësi Ardit Iljazi.

“Ndjenja për të firmosur me Shkupin është diçka e veçant dhe jam shumë i lumtur që arritëm marrëeveshje me klubin që ka histori të lavdishme me shumë trofe të fituar. Te Shkupi bëhet atmosferë e mirë nga tifozët e zjarrtë “Shvercerat” dhe me padurim pres që të debutojë me ekipin për të dhënë më të mirën nga vetja”, ishin fjalët e para të Xhemail Esatit si “bardheblu”.

Të dy futbollistët u prezantuan sot me fanellat “bardhakaltër”, ndërsa iu kanë bashkangjitur menjëherë ekipit në fazën përgatitore për sezonin e ri garues 2019/20.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT