Adili: Kemi respekt për Renovën, por pikët do të mbeten në Çair

Shpërndaje:

Skuadra të dielën (25.08.2019) do të përballet me Renovën në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. “Bardheblutë” kaluan një javë me angazhime, ku në mesjavë zhvilluam edhe ndeshjen e Kupës kundër Teteksit, me çka siguruam kualifikimin në raundin e dytë me shifra të thella 5:1, ndërsa nën atmosferë të mirë ekipi ka ushtruar ditëve të fundit, duke u përgatitur maksimalisht për sfidën e radhës që na pret në kampionat.

Trajneri Umit Karan në mesjavë kishte mundësi të luaj me formacion të kombinuar dhe tani ekipi duket i gatshëm për të kërkuar tri pikët dhe për t’u rikthyer te fitorja në LPFM që na mungoi xhiron e kaluar.

“Ekipi jonë është i përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kishim një javë të ngarkuar, pasi kishim ndeshje të rëndë kundër Rabotniçkit që nuk arritëm të fitojmë, ndërsa ekipi jonë tregoi karrakter të fortë, ku pas tre ditëve fituam në ndeshjen e Kupës përballë Teteksit dhe sa do pak e rikthyem vetëbesimin. Për ndeshjen e së dielës, kemi shumë respekt për Renovën, janë një ekip i ri, individualisht janë të mirë dhe i njohim lojtarët, disa kanë qenë edhe në klubin tonë më herët. Kshtu që i respektojmë maksimalisht, por pikët do të mbeten në Çair”, shprehet qendër-mbrojtësi Mevlan Adili.

Takimi FC Shkupi-KF Renova zhvillohet të dielën (25.08.2019) në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:00. Ju njoftojmë që për dallim nga sfida e Kupës që e zhvilluam me dyer të mbyllura, kjo sfidë do të luhet në praninë e publikut.

Arbitër kryesor në ndeshjen me Renovën do të jetë Vasko Mavrov nga Strumica, ndërsa ndihmës të tij janë përcaktuar Gjorgji Stankovski, Kire Angellovski dhe Marjan Gocevski.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT