Skuadra nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen me Renovën të zhvilluar në Çair në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Dy golat për bardheblutë i realizoi sulmuesi, Marin Jurina.
Fillimi i pjesës së parë nuk prodhoi futboll atraktiv, me të dyja ekipet që zhvilluan lojën në mesfushë. Skuadra jonë rastin konkret e regjistroi në minutën 18-të me Jurinën dhe Lamine që nuk arritë t’i zhbllokojnë shifrat. Mysafirët tentuan me Fisnik Zukën në të 38-të, por vetëm jashtë portës. Minuta e 42-të solli gëzim në taborin tonë dhe publikun vendas, pasi Jurina shënoi për 1:0 pas atij asisti që mori nga Sergio. Ndërkohë jo më shumë se 2 minuta, u ndëshkuam, me Renovën që barazoi përmes RemziFaik Selmanit. Në minutat e mbetura nuk kishte ndryshime në rezultat, me pjesën e parë që u mbyll me barazim 1:1.
Pjesën e dytë e nisëm me ndryshim, kur trajneri Umit Karan nga loja e largoi Musli Likën, ndërsa në vend të tij inkuadroi Darboe Dembon. Mysafirët kishin rast në të 72-tën me Ilirid Ademin që tentoi me kokë, por intervenoi bukur portieri Thulio. Në minutën e 83-të, pas një gabimi të Limine, Renova kaloi në epërsi me golin e Remzifaik Selmanit. Pas golit të pranuar skuadra u hodh në sulm për të kërkuar barazimin dhe fillimisht nuk shfrytëzuam dy rastet që kishim me Sergion dhe Dembon, ndërsa golin e barazimit e gjetëm sërish me autor Marin Jurina në minutën e 90-të. Bardheblutë deri në fund tentuan edhe golin e tretë, mirëpo fërshëllima e fundit e arbitrit ndau ekipet me nga një pikë.
Ndeshjen e radhës në kuadër të xhiros së katërt e luajmë kundër Struga Trim Lumit në transfertë.