Raporti i ndeshjes FC Shkupi vs FK Vardar

Shpërndaje:

Në derbin me FK Vardarin të vlefshëm për xhiron e 6-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ekipi nuk arriti objektivin e dëshiruar, pasi pësuam disfatë 1:2 në Çair. Mysafirët realizuan me Cvetanovskin dhe Micevskin, ndërsa golin e vetëm për bardheblutë e shënoi Besar Iseni.

E nisëm mirë takimin, me rastin e parë serioz që regjistruam në minutën e 9-të me anë të Besar Isenit që tentoi nga distanca, por topi kaloi milimetra mbi traversë. Ndërkohë 2 minuta pas këtij rasti u ndëshkuam nga mysafirët me golin e Matej Cvetanovskit që realizoi për 0:1. Në minute e 15-të çuam topin në rrjetë me Serginhon, por goli u anulua për shkak të pozitës jasht loje. Në vijim ishim më kërkues të golit, ku regjistruam raste në portën kundërshtare, por pa arritur finalizim, me çka në dhomat e zhveshjes shkuam me disavantazh.

Në fraksionin e dytë, rastin e parë ekipi e regjistroi në të 59-tën, me Serginhon që tentoi nga jasht zona, por topi shkoi vetëm deri në duart e portierit Gaçevski. Në të 61-tën u ndëshkuam për herë të dytë, me Micevskin nga radhët e Vardarit që ishte i saktë nga pika e bardhë për 0:2. Reagimi i ekipit tonë nuk vonoi, ku pas 10-të minutave lojë Besar Iseni zbuti shifrat në 1:2, duke sjell eufori dhe shpresë në Çair. Në vijim skuadra mori iniciativën në fushë, duke kërkuar golin e barazimit, ndërsa në një kundërsulm nga mysafirët në të 86-tën portieri Thulio na shpëton nga një situatë kur u gjet i vetëm përballë Avramovskit, duke mbrojtur gjuajtjen e këtij të fundit. Në minutën e 90-të ishim shumë afër barazimit, kur Dembo gjuajti fortë, por portieri kundërshtarë devijoi topin për rëvënie këndore. Deri në fund nuk arritëm që të barazojmë rezultatin dhe mbyllëm sfidën me disfatë.

Ndeshjen e radhës në kampionat, ekipi e luan të dielën (22.09.2019) në transfertë me Akademia Pandevin.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT