Ekipi ka marrë fitore 2:0 përballë FK Rabotniçkit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Dy golat e fitores për FC Shkupin i shënuan Iseni dhe Sergio, duke nxjerrë kështu ekipin në vendin e tretë të tabelës.
Ndeshjen e nisëm e mirë, me Sabit Bilali që regjistroi rastin e parë, por topi shkoi skaj portës. Minutat në vijim dominimi ishte në anën tonë, me lojën që u luante vetëm në gjysën e fushës të kundërshtarit, me Rabotniçkin që ishte i konsiluduar vetëm në mbrojtje dhe nuk linte shumë hapësira për të krijuar raste pranë portës së tyre. Në minutën e 28-të, Marin Jurina tentoi me “gërshërë” pas krosimit të Stojanovskit nga e djathta, mirëpo nuk arriti të gjejë kuadratin. Në të 35-tën Muharemi kishte rast ideal, por nuk shkoi ashtu siç e mendojë, me topin që përfundoi mbi portën e Shishkovskit. Ndërkohë 2 minuta më vonë, erdhi goli, ku pas një gabimi në mbrojtje të Rabotniçkit, Besar Iseni shfrytzoi rastin për të çuar në epërsi ekipin në 1:0. Deri në fund regjistruam edhe disa raste, por pjesën e parë e mbyllëm vetëm me golin e Beckos.
Në pjesën e dytë, mysafirët, me Petkovskin që minutën e 56-të u orvat nga jashta zona, por pa problem pastroi Igor Aleksovski. Në të 60-tën kishte rast të mirë, por nuk arriti të çoj topin në rrjetë. 15 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë, ku për bardheblutë shënoi braziliani Sergio për avantazh 2:0. Ndërkohë deri në fund regjistruam edhe shumë raste tjera, me Stojanovskin dhe Jurinën, por që rezultati mbeti i pandryshuar, duke mbyllur takimin me fitore dhe tre pikë në konto.
Ndeshjen e radhës në kampionat e luajmë të dielën kundër Renovës në transfertë.