LPFMV: Raporti nga xhiroja e 18-të, FC Shkupi vs FK Makedonija GJ.P

Shpërndaje:

FC Shkupi nuk ka arritur ta mbyll gjysmësezonin vjeshtor sipas pretendimeve që kishim, pasi në ndeshjen e fundit të këtij viti u mundëm nga Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat 2:3. Mysafirët na ndëshkuan tre herë me të njejtin futbollist, Eduardo Karvaljo, ndërsa bardheblutë nuk shkuan më shumë se dy golat e Jusufit dhe Jurinës.

Pjesa e parë nuk nisi mirë për të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani, kur pas vetëm 3 minuta lojë u ndëshkuam me gol nga kundërshtari, me mysafirët që gjetën rrjetën përmes brazilianit Eduardo Karvaljo për epërsi 0:1. Në minutën e 8-të, gjuajtjen e Antonio Sergios nga e majta e ndali traversa. Disa minuta më vonë mysafirët goditin traversën tonë. Në vijim kishim dominim në lojë, duke krijuar raste të shumta. Në të 26-të Jurina tentoi nga brenda zona, por topi shkoi mbi portën e Jovanovskit, ndërsa i njejti lojtar 3 minuta më vonë tentoi sërish, duke gjuajtur nga distanca, mirëpo pa sukses. Në minutën e 34-t Darboe Dembo gjuajti fortë nga brenda zona, por sërish mysafirët i shpëton portieri Jovanovski. 5 minuta para fundit, pas një gabimi në mbrojtje, përfitojnë mysafirët që shënojnë edhe golin e dytë përmes të njejtit futbollist, Eduardo Karvaljo.

Në fraksionin e dytë, rastin e parë e kishim me Jurinën, me mysafirët që i shpëtoi shtylla pas atij tentimi me kokë që kishte sulmuesi jonë. Mirëpo dy minuta vonë, gjetëm rrjetën me anë të Fatjon Jusufit, që shfrytëzoi daljen e portierit jashta golit, duke ngushtuar diferencën në 1:2. Pas golit të shënuar, bardheblutë rritën edhe më shumë intenzitetin e lojës sulmuese dhe kur duhej të shënonim golin e barazimit, bardheblutë e pësojnë golin e tretë, sërish me autor Eduardo Karvaljo. Në situatë kur ndodheshim në negativë prej dy golave, ekipi mori përsipër iniciativën e lojës, duke kërkuar rrjetën e kundërshtarëve. Fillimisht Jurina lëshoi një rast, në të 74-tën Sergio gjuajti nga distanca, me topin që shkoi vetëm mbi portë, ndërsa golin e dytë e gjetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt, me sulmuesin boshnjak që çoi topin në rrjetë, pasi mori asist nga kapiteni Muharem Bajrami. Në minutat e mbetura, FC Shkupi tentoi edhe golin e barazimit, por koha nuk na mjaftoi për të shënuar dhe fërshëllima e fundit e arbitrit na ndau me disfatë nga kjo përballje e fundit të gjysmësezonit vjeshtor.

Kështu badheblutë pas 18-të xhirove të luajtura në LPFMV renditet në pozitën e 7-të me 22 pikë të grumbulluara.

 

 

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT