Skuadra e Shkupit tani më sot është në ditën e dytë të qëndrimit në Antalia të Turqisë ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve.
Skuadra dje ka zhvilluar dy seanca stërvitore, stafi i trajnerëve me në krye Qatip Osmanin fillimisht u ka dhënë urdhër futbollistëve që të stërviten në fitnes palestër dhe më pas në stërvitjene pasdites, ekipi ishte në tapetin e blertë.
FC Shkupi tani më ka marrë edhe orarin dhe ndeshjet që do të zhvillojë në tokën turke dhe ka mësuar dhe tri kundërshtarët e parë.
25.01.2020| FC Shkupi – FC Nefchi Kockhor (Kirgistan)
29.01.2020| FC Shkupi – NK Çelik (BeH)
03.02.2020| FC Shkupi vs KF Feronikeli (Kosovë)
06.02.2020| FC Shkupi – FC Ripensia Timisoara (Rumani)