Skuadra e FC Shkupit nesër luan miqësoren e dytë në kuadër të fazës së përgatitjeve në Antalia të Turqisë.
Të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani të dielën e kanë shfrytëzuar për ditë të lirë, ndërsa e hëna I ka gjetur me dy seanca stërvitore. Fillimisht në orët e mëngjesit ekipi ka stërvitur në palestër, në përgatitje fizike, ndërsa orët e pasdites kishin në plan programim përgatitje tektiko taktike.
Pikërisht e marta është rezervuar për miqësoren e dytë në Antalia, kur me fillim në orën 14:00 sipas kohës lokale në Maqedoninë e Veriut, Shkupi luan ndaj ekipit boshnjak, NK Çelik.
Të përkujtojmë se ndeshjen e parë Shkupi e luajti të shtunën me ekipin nga Kirgistani, Neftchi Kockho që përfundoi me rezultat 0-0.