Sot ne program zhvillohet ndeshja e kthimit në kuadër të ¼ të finales të Kupës së Maqedonisë, që do të fillojnë në orën 14:00.
Skuadra e Shkupit është mysafire në Strumicë ndaj Akademia Pandevit, ndërsa udhëtojmë me negativë nga dueli i parë, kur në Çair u mundëm 1-0.
Në këtë ndeshje skuadra jonë përballet me shumë mungesa, ku shkaku i kartonëve të kuq mungojnë Glishiç, Neto dhe Muharem, ndërsa tre shkaku i tre kartonëve të verdhë mungon edhe Serginho. Për shkak të lëndimit, në dyshim është paraqitja e Besar Isenit.
Edhe kjo ndeshje si ato të fundjavës, do të zhvillohen pa prezencën e publikut. Kjo për arsye se Qeveria javë më parë ka apeluar që organizatorët të mos lejojnë mbledhje publike, për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.