Skuadra e FC Shkupit sot pasdite ka përfunduar stërvitjen e fundit në Shkup, përpara ndeshjes së javës së 22-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, kur nesër do të jetë mysafire e Struga Trim&Lum.
Edhe kjo ndeshje do të udhëhiqet nga trajneri/kapiteni i skuadrës Muharem Bajrami, i cili në dallim me ndeshjen e kupës ndaj Akademia Pandevit, për strugën do të ketë ekipin pothuajse të kompletuar.
Në skuadër kthehen edhe dy futbollistët e mbrojtjes, Glisiç dhe Neto dhe Suhejl Muharemi, ndërsa gjithashtu me ekipin do të jenë edhe futbollistët që ishin me lëndime, Sergio dhe Iseni. Mungesa e vetme e Shkupit është mbrojtësi Darko Ilieski, i cili në ndeshjen ndaj Akademia Pandev, mori dy kartonë të verdhë (të kuq).
Ndeshja Struga – Shkupi, luhet të dielën me fillim në orën 14:00, ndërsa vazhdon ndalesa për tifozë, pas masave që ka dhënë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, shkaku i frikës së përhapjes së korona virusit.