Skuadra jonë sot u është rikthyer stërvitjeve në terren, pas një kohe të gjatë shkaku i pandemisë së COVID-19. Pasi janë marrë të gjitha masat, ekipi ka stërvitur në grupe të ndara, ndërsa te futbollistët u pa një gëzim që më në fund u rikthyen në terren, ndërsa së shpejti do të fillojnë me stërvitje grupore, që më pas të rifillojë edhe sezoni.Në stërvitjen e udhëhequr nga trajneri nuk ka munguar asnjë futbollistët, pasi që të gjithë futbollistët e huaj, kanë vazhduar qëndrimin në Shkup.