Skuadra e FC Shkupi sot prezanton edhe një përforcim të radhës, ndërsa bëhet fjalë për portierin me përvojë të madhe ndërkombëtare, Kristijan Naumovski i cili gjatë karrierës së tij ishte edhe portier i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U21 (13 paraqitje) dhe ekipin e seniorëve (6 paraqitje).
Sigurisht se ardhja e Naumovskit do të përforcojë edhe më shumë pozitën e portierit, ku javë më parë ekipit ju bashkua edhe portieri i ri Artan Iljazin.
Kristijan Naumovski tri sezoneve të suksesshme me Rabotniçkin në kampionatin vendor, kalon në kampionatin rumun, ku luajti me ekipin e Dinamo Bukureshtit, që më pas të transferohet te Levski i Sofjes, më pas në Hong Kong luajti me ekipin Pegaus dhe së fundmi ishte në kampionatin e Maltës me FC Balzan dhe FC Birkirkara. Në karrierën e tij Kiko ka edhe dy tituj, me Rabotniçkin e ka fituar Superkupën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa me ekipin e Dinamo Bukureshtin ka fituar Kupën e Rumanisë.
“Nder dhe kënaqësi është për mua që arritëm marrëveshje me kryesinë e klubit si dhe me trajnerin Muharem Bajrami i cili me çdo kusht kërkoi që të jem pjesë e ekipit. Sigurisht se e di ku kam ardhur, bëhet fjalë për një ekip të madh me traditë të madhe dhe me tifozë të mrekullueshëm. Shpresoj që ata do të na përkrahin në çdo ndeshje dhe do të na japin forcë që na duhet në fushë.
Tani më 11 vite jam jashtë vendit, në Evropë dh Azi dhe shpresoj që me përvojën time do të ndihmojë të arrihen ambiciet e klubit, sigurisht dalja në Evropë edhe vitin e ardhshëm dhe Zotin para nëse na jepet rasti të sulmojmë edhe vendin e parë, e pse të mos jemi edhe kampion. Sinqerisht biseduam me krerët e klubit te cilët më thanë se po bëhet një projekt i madh dhe po bëhet ekip kampionësh. Shpresoj që këtë do ta arrijmë me disiplinë në fushë dhe me punë në stërvitje”, tha Naumovski për faqen zyrtare të klubit.
Pas prezantimit dhe nënshkrimit të kontratës dy vjeçare, Naumovski sot i bashkohet ekipit në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet e fazës kryesore për garat evropaine dhe sezonin e ri.