Futbolli në Maqedoninë e Veriut, zyrtarisht kthehet me datë 9 gusht. Ndërkohë sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, është konfirmuar se fillimi i planifikuar i sezonit të ri nuk do të pësojë ndryshime, kështu që pas një pauzë nga marsi, do të shikojmë përsëri futbollin në stadiumet tona.
Sot u mbajt edhe shorti për raundin e parë, ku ekipi ynë do të jetë nikoqire në stadiumin e “Çairit”, ndërsa përballë nesh do të jetë skuadra e Shkëndijës së Tetovës.
Çiftet për raundin e parë në sezonin 2020/21:
Shkupi – Shkëndija
Maqekedonija Gj.P. – Rabotniçki
Bellasica – Sileksi
Pelisteri – Akademia Pandevi
Vardari – Boreci dhe
Renova – Struga Trim&Lum