Presidenti i klubit Aydin uron ekipin për fillim të mbarë të sezonit

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit sot ka realizuar edhe një nga seancat stërvitore,  në prag të ndeshjes së fundjavës kur do të luajë derbin e qytetit me Vardarin.

Pas një pauze disa mujore shkaku i pandemisë së COVID-19, sot në stërvitje ishte edhe presidenti i klubit Ogun Aydin, i cili më pas ka shtruar darkë për ekipin në hotel “Hilton”.

“Ndjejë kënaqësi që sot jam në mesin tuaj dhe para meje kam një ekip që në këtë sezonë po tregon karakter. Unë besoj se jemi në rrugë të mbarë për të formuar skuadër konkurrues për tituj, ndërsa për këtë jeni meritor ju futbollistët, trajnerët dhe kryesia e klubit që keni bërë një menaxhim të mrekullueshëm”, ka thënë Aydin.

Të gjithë futbollistët dhe kryesia më pas kan vazhduar darkën dhe shoqërimin në një atmosferë pozitive.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT