Reagim: Futbolli luhet për kënaqësi të tifozëve, jo të jetë dhunues!

Shpërndaje:

Kryesia e FC Shkupi, duke qenë gjatë 90 minutave në ulëset e stadiumit, e shohim të arsyeshme që të reagojmë dhe të dënojmë ashpër sharjet dhe fyerjet degraduese që u bënë për më shumë se 90 minuta nga tifo grupi i Vardarit “Komiti”, të cilët në asnjë moment nuk treguan se kanë shpirt sportisti dhe se e duan sportin në vendin tonë. Pastaj dhuna që kanë përdorur jashtë stadiumi, është edhe një dëshmi se duhet marrë masa urgjente, për largimin e huliganizmit që po ushtrohet brenda dhe jashtë stadiumeve, pa marrë parasysh se nga kush vjen ajo.
Edhe përkundër gjithë këtyre ngjarjeve që lanë njollë të pashlyer në futbollin e Maqedonisë, e për çka klubi ynë dëshmon video materiale dhe do të bëjmë ankesë në FFM për ndëshkim të autorëve, ne publikisht falënderojmë kryesinë e KF Vardar, pastaj stafin futbollistik, e në veçanti organet e rendit, MPB, që gjatë gjithë kohës janë sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj ne si kryesie, por edhe ndaj gjithë stafit në të gjitha vendet ku ata ishin në stadium. Së fundi edhe një herë duam të potencojmë, se futbolli duhet luajtur për të treguar kualitete dhe për të kënaqur tifozëritë e klubeve, por në asnjë mënyrë ajo të kalojë kufijtë dhe të jetë dhunues brenda dhe jashtë stadiumit./ fcshkupi /

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT