Skuadra e Shkupit kishte një paraqitje të mrekullueshme në ndeshjen e parë sezonale të Ligës së Parë, ku arriti që të merr barazim 2:2 me skuadrën e vardarit. Futbollistët dhe stafi teknik nuk kishin kohë opër të pushuar dhe që nga e hëna kanë punuar për ndeshjen e radhës, e që është gara më masovike e futbollit vendor Kupa e Maqedonisë.
Shkupi do të jetë mysafire e skuadrës më të vjetër në Maqedoni, KF Luboteni nga Tetova që sjell përballjen në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë.
Trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur që për këtë ndeshje të pushoj shumicën e futbollistëve që luajtën në ndeshjen kundër Vardarit, ndërsa shansin për tu treguar do të kenë futbollistët që nuk arritën të inkuadrohen në ndeshjen e xhiros së parë.
Për herë të parë në këtë edicion dy ndeshje zyrtare të FFM-së, do të luhen në fushë me barë artificial, e një prej këtyre dueleve është dhe takimi në Tetovë në mes Lubotenit dhe Shkupit.
Trajneri Ramadani në duelin kundër Lubotenit ka ftuar këta futbollist:
- Marjan Maxharoski
- Jasir Bajrami
- Fatmir Arifi
- Flakron Ajdari
- Edis Maliqi
- Fisnik Zuka
- Ermedin Ademi
- Mevlan Adili
- Besar Iseni
- Armend Çajani
- Filip Janevski
- Xhihan Seferi
- Miran Maksuti
- Imerxhan Jusuf
- Husein Demiri
- Hetem Arsllani